BOTA
1 minuta leximi
Shkatërrohet xhami në jug të Suedisë, dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm
Zjarri shpërtheu vonë të hënën dhe shpejt përfshiu ndërtesën, e cila më parë kishte qenë kishë para se të shndërrohej në xhami, publikoi "Swedish Herald".
Shkatërrohet xhami në jug të Suedisë, dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm
Shkatërrohet xhami në jug të Suedisë, dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm / TRT Balkan
6 orë më parë

Xhamia në qytetin Hultsfred në jug të Suedisë u shkatërrua nga një zjarr që shpërtheu vonë të hënën, e policia dyshon se zjarri është i qëllimshëm, njoftuan autoritetet lokale.

Zjarri shpërtheu vonë të hënën dhe shpejt përfshiu ndërtesën, e cila më parë kishte qenë kishë para se të shndërrohej në xhami, publikoi "Swedish Herald".

"Ne nuk e dimë si ka nisur zjarri, por ndërtesa është djegur", tha Michael Hesselgard nga shërbimi i shpëtimit.

Nuk është raportuar për të lënduar, por objekti i kultit është shkatërruar.

"Ndërtesa do të shkatërrohet plotësisht. Nuk do të jetë e mundur të përdoret për asgjë", shtoi Hesselgard.

Ekipet e shpëtimit qëndruan në vend deri në mëngjes për ta shuar plotësisht zjarrin, pas së cilës policia e rrethoi zonën për t’i filluar hetimet.

Zëdhënësi i policisë, Patric Fors, konfirmoi se rasti po hetohet si dyshim për zjarrvënie të qëllimshme.

"Klasifikimi është vendosur sepse nuk e dimë pse ka filluar të digjet", tha ai.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë