| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Në sistemin alternativ të Rusisë ndaj SWIFT-it përshihen pjesëmarrës nga 24 vende
Rusia ka përshpejtuar zhvillimin e sistemeve të saj të pagesave si përgjigje ndaj ndalesës së SWIFT, ndërsa në këtë fushë spikat kryesisht SPFS.
00:00
Në sistemin alternativ të Rusisë ndaj SWIFT-it përshihen pjesëmarrës nga 24 vende
Në sistemin alternativ të Rusisë ndaj SWIFT-it përshihen pjesëmarrës nga 24 vende / AA

Shefja e Departamentit të Sistemit Kombëtar të Pagesave të Bankës Qendrore të Rusisë, Alla Bakina, tha se në Sistemin e Mesazheve Financiare (SPFS) të cilin Rusia e zhvilloi si një alternativë ndaj SWIFT-it, janë të përfshira 177 institucione nga 24 vende.

Duke folur në Dhomën e Ulët të parlamentit rus, Duma, Bakina tha se vendet mike po tregojnë interes për SPFS-në, pavarësisht kushteve aktuale.

Ajo tha se 18 institucione të tjera të huaja nga katër vende të ndryshme iu bashkuan SPFS-së vitin e kaluar.

"Në këtë mënyrë, numri i atyre që marrin pjesë në SPFS u rrit në 177 institucione nga 24 vende", tha Bakina.

Më tej, Bakina deklaroi se SPFS-ja siguron komunikimin midis bankave në një mënyrë "të mbyllur dhe të sigurt".

Rusia ka përshpejtuar zhvillimin e sistemeve të saj të pagesave si përgjigje ndaj ndalesës së SWIFT-it, ndërsa në këtë fushë spikat kryesisht SPFS-ja, të cilin Rusia filloi ta zhvillonte në vitin 2014 dhe e nisi për përdorim në dhjetor 2017.

Që nga viti 2023, më shumë se 500 institucione financiare janë të lidhura me SPFS-në, e cila synon t'i lehtësojë transaksionet ndërbankare brenda vendit dhe me vendet e huaja.

Banka Qendrore e Rusisë ndaloi ndarjen e detajeve rreth sistemit pas sanksioneve.