| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Raporti: Pentagoni pritet ta urdhërojë dërgimin e 3.000 ushtarëve në Lindjen e Mesme
Duke cituar dy zyrtarë amerikanë, WSJ-ja bëri të ditur se një urdhër me shkrim për dislokimin e njësisë, e përbërë nga rreth 3.000 ushtarë, pritet në orët në vijim.
Raporti: Pentagoni pritet ta urdhërojë dërgimin e 3.000 ushtarëve në Lindjen e Mesme
Raporti: Pentagoni pritet ta urdhërojë dërgimin e 3.000 ushtarëve në Lindjen e Mesme / AA
4 orë më parë

Pentagoni po planifikon të dislokojë një brigadë luftarake nga Divizioni elitar Ajror 82 i Ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme për t’i mbështetur operacionet kundër Iranit, raportoi të martën Wall Street Journal (WSJ).

Duke cituar dy zyrtarë amerikanë, WSJ-ja bëri të ditur se një urdhër me shkrim për dislokimin e njësisë, e përbërë nga rreth 3.000 ushtarë, pritet në orët në vijim.

Pentagoni nuk dha informacione shtesë kur u pyet nga Anadolu të hënën për raportimet mediatike që sugjeronin se elemente të Ushtrisë amerikane, përfshirë njësitë e lidhura me Divizionin Ajror 82 në Fort Bragg, kanë nisur dislokimet drejt Lindjes së Mesme.

“Për shkak të sigurisë operative, ne nuk diskutojmë lëvizje të ardhshme apo hipotetike,” thuhet në deklaratë.