| albanian
RAJONI
3 minuta leximi
Ministri i RMV-së Stoilkoviq u tall me Srebrenicën, prokuroria e pranoi ankesën
Komuniteti boshnjak më 19 prill 2024 ngritën padi penale kundër Ivan Stoilkoviqit, kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve dhe zëvendëskryeministër aktual në Qeverinë e RMV-së, për mohimin dhe talljen me viktimat e gjenocidit të Srebrenicës.
Ministri i RMV-së Stoilkoviq u tall me Srebrenicën, prokuroria e pranoi ankesën
Prokuroria e RMV-së pranon ankesën e komunitetit boshnjak ndaj Stoilkoviqit për “tallje me viktimat e Srebrenicës”
16 Tetor 2025

Prokuroria e Lartë Publike ka lëshuar një vendim me të cilin mbështet ankesën e Unionit Demokratik Boshnjak (BDS) dhe Këshillit Kombëtar Boshnjak (BNS) në Maqedoninë e Veriut, kundër vendimit të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup më 19 maj 2025.

BDS-ja dhe BNS-ja, të përfaqësuara nga avokatja Edina Zekiroviq Fazllagiq nga Shkupi, më 19 prill 2024 ngritën padi penale kundër Ivan Stoilkoviqit, kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut dhe zëvendëskryeministër aktual në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe ministër i marrëdhënieve mes komuniteteve, për mohimin dhe talljen me viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë e Hercegovinë.

Konkretisht, në prill të vitit 2024, në një postim publik në rrjetin social Facebook, Stoilkoviq e përshkroi gjenocidin e Srebrenicës si një "Disneyland nekrofil".

Për shkak të këtij postimi, BDS-ja dhe BNV-ja ngritën padi penale kundër Stoilkoviqit për veprën penale "Miratim ose justifikim i gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit ose krimeve të luftës" sipas nenit 407-a në lidhje me nenin 403 të Kodit Penal.

Prokuroria Themelore Publike, pa shpjegime, veprimet për të cilat u denoncua Stoilkoviqi, përkatësisht përdorimin e termit "Disneyland nekrofil", i quajti liri e shprehjes në politikë dhe gjithashtu, pa arsye të shpjeguara mjaftueshëm, e riklasifikoi aktin si Shpërndarje e materialit racist dhe ksenofobik përmes një sistemi kompjuterik, neni 394-g, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Me riklasifikimin e veprës penale, Prokuroria Themelore Publike e hodhi poshtë padinë penale, me arsyetimin se vepra penale "E regjistruar ose e riklasifikuar, nuk është vepër penale që ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare".

Të pakënaqur me vendimin e Prokurorisë Themelore Publike, BDS-ja dhe BNV-ja paraqitën ankesë në Prokurorinë e Lartë Publike, e cila, duke vepruar sipas ankesës së avokates së palëve të dëmtuara BDS dhe BNV, avokates Edina Zekiroviq Fazllagiq, ka lëshuar vendim me të cilin pranohet ankesa dhe anulohet vendimi për rrëzimin e padisë penale, ndërsa urdhërohet Prokuroria e shkallës së parë të vazhdojë procedurën.

"Ky moment në procesin e kërkimit të drejtësisë për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, i njohur dhe i konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, i njohur për publikun global si krimi më i madh kundër njerëzimit në historinë e kohëve të fundit të Evropës, ngjall shpresë tek qytetarët se drejtësia do të vihet në vend, ndërsa duke vërtetuar fajësinë e të pandehurit, do të dërgojë mesazh se mohimi dhe tallja e gjenocidit të Srebrenicës si dhe çdo krimi tjetër kundër njerëzimit, përbën gjuhë të urrejtjes dhe nuk do të mbetet pa u ndëshkuar", thuhet në deklaratën e BDS-së.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kryediplomati gjerman: Shqipëria është plotësisht e vendosur për ta vijuar rrugën drejt integrimit n
Mali i Zi rikthen udhëtimin pa viza me Türkiyen
Siljanovska-Davkova: BE-ja të tregojë strategji të qartë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni e Veriut: Rivotimi për kryetar në 4 komuna caktohet për 11 janar
Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe
Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit
Kosovë, punëtorët e RTK-së nisin grevën e paralajmëruar njëorëshe
Begaj: Hapja e grupkapitullit të fundit shënon moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Hapen bisedimet e Shqipërisë me BE-në për grupkapitullin e fundit
Mbi 11 milionë turiste të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Grupkapitulli i fundit në kohë rekord
Tifozët kosovarë në Slloveni raportojnë vjedhjen e targave të automjeteve
Trajnim i përbashkët i Forcave ajrore Shqipëri–Kosovë, testojnë gatishmërinë operacionale
Protestë në Strasburg kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hetues turq mbërrijnë në Kroaci për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të avionit
Qytetarët e Shkupit kërkojnë drejtësi për 63 viktimat e zjarrit në Koçan
Protestë në Tiranë kundër ligjit “Për barazinë gjinore”, thirrje Begajt të mos e dekretojë
Nëna e djalit të vrarë për “Sarajevo Safari”: Çfarë përbindëshash vrasin njerëz për argëtim
Firmoset “Deklarata e Antalias” mes vendeve anëtare të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit
AKU-ja e Shqipërisë bllokon 50 tonë misër të importuar nga Serbia, gjendet prani aflatoksine