Anija luftarake franceze “Paris 2”, e cila u fundos gjatë Luftës së Parë Botërore në bregdetin turk të Kemerit në provincën Antalyas, magjeps zhytësit dhe vizitorët me bukurinë e saj.
E vendosur 30 metra nën sipërfaqe, rrënojat shekullore shtrihen 50 metra në gjatësi dhe 8 metra në gjerësi, duke peshuar gjithsej 551 tonë. Pasi është pajisur për betejë, struktura e anijes akoma mban gjashtë topa kundër avionëve gjuajtës dhe dy tuba “torpedo”.
Me praninë e saj të çuditshme dhe mistike, anija “Paris 2” është kthyer në një destinacion kryesor për zhytësit dhe entuziastët e historisë, duke u cilësuar si një ndër 100 vendet më të mira të zhytjes në botë.
Anija e mbytur vazhdon të tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota, duke ofruar një pamje unike të trashëgimisë detare të fillimit të shekullit të 20-të.















