Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, u takua me presidentin sirian, Ahmed Sharaa, në kryeqytetin Damask, ku shkoi për bisedime zyrtare.
Presidenti palestinez Abbas, i cili zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Damask që nga viti 2007, u mirëprit nga presidenti Sharaa në Pallatin e Popullit.
Në takimin mes Sharaas dhe Abbasit pritet të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, situata e palestinezëve në Siri dhe çështjet që kanë të bëjnë me dy popujt.
TË REKOMANDUARA
Dy liderët u takuan për herë të fundit më 4 mars në Samitin e jashtëzakonshëm të Ligës Arabe në Kajro të Egjiptit.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























