| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Presidenti palestinez Mahmud Abbas viziton Sirinë
Presidenti palestinez Abbas, i cili zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Damask që nga viti 2007, u mirëprit nga presidenti Sharaa në Pallatin e Popullit.
00:00
Presidenti palestinez Mahmud Abbas viziton Sirinë
Presidenti palestinez Mahmud Abbas viziton Sirinë / TRT Balkan
 

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, u takua me presidentin sirian, Ahmed Sharaa, në kryeqytetin Damask, ku shkoi për bisedime zyrtare.

Presidenti palestinez Abbas, i cili zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Damask që nga viti 2007, u mirëprit nga presidenti Sharaa në Pallatin e Popullit.

Në takimin mes Sharaas dhe Abbasit pritet të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, situata e palestinezëve në Siri dhe çështjet që kanë të bëjnë me dy popujt.

Dy liderët u takuan për herë të fundit më 4 mars në Samitin e jashtëzakonshëm të Ligës Arabe në Kajro të Egjiptit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë