| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Familjet e pengjeve: Netanyahu nuk do t’i kthejë të burgosurit nga Gaza!
Netanyahu dje deklaroi se do të këmbëngulin për të vazhduar pushtimin e “Korridorit të Filadelfit” në vijën kufitare Egjipt-Gaza, që shihet si pengesë për negociatat indirekte me Hamasin për marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve.
Familjet e pengjeve: Netanyahu nuk do t’i kthejë të burgosurit nga Gaza!
Familjet e pengjeve: Netanyahu nuk do t’i kthejë të burgosurit nga Gaza! / Photo: Reuters / Reuters

Të afërmit e të burgosurve izraelitë të mbajtur në Gaza deklaruan se fjalët e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në konferencën për media që mbajti dje dëshmuan se ai nuk ka ndërmend të kthejë të burgosurit izraelitë.

Një deklaratë është bërë në llogarinë X të Forumit të Pengjeve dhe Familjeve të të Zhdukurve në Izrael në lidhje me konferencën për media në të cilën Netanyahu tha se "pushtimi do të vazhdojë në Korridorin e Filadelfit", i cili shihet si një nga pengesat për negociatat e marrëveshjes me Hamasin.

Në deklaratë thuhet se Netanyahu "dëshmoi se nuk kishte ndërmend të kthente" robërit izraelitë të mbajtur në Gaza dhe shtohet: "Në vend që të shpëtonte jetë dhe të kthente njerëzit e rrëmbyer, kryeministri zgjodhi t'i braktiste ata".

Netanyahu duke reaguar ndaj kritikave se nuk ishte dakord për një marrëveshje për kthimin e të burgosurve izraelitë, mbajti "një fjalim plot gënjeshtra dhe shtrembërime".

Në fjalim theksohet se Netanyahu nuk ka ndërmend të kthejë robërit dhe se qytetarët izraelitë nuk do ta mbështesin më "këtë neglizhencë kriminale".

Netanyahu dje deklaroi se do të këmbëngulin për të vazhduar pushtimin e “Korridorit të Filadelfit” në vijën kufitare Egjipt-Gaza, i cili shihet si një nga pengesat për negociatat indirekte me Hamasin për një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Eksploro
Katari: Lindja e Mesme nuk mund të përballojë një tjetër përshkallëzim ShBA-Iran
Kina kundërshton uzurpimin e tokave dhe veprimet që cenojnë palestinezët
Autobusi përplaset me kamionin në Emiratet e Bashkuara Arabe, 11 të vdekur
OKB-ja: Sulmet në rritje ndaj transportit detar në Detin e Zi shtojnë pasigurinë ushqimore globale
Japonia ndalon prokurorët të përdorin IA-në për të dhënat hetimore
Azerbajxhani: Kushtetuta e re e Armenisë mund t’i hapë rrugë marrëveshjes së paqes
Sulm kibernetik ndaj Akademisë së BE-së, preken të dhënat personale
Grupi terrorist PKK liron 14 strehimore të tjera në rajonin Hakurk në veri të Irakut
Shefi i NATO-s paralajmëron për shtimin e aktiviteteve keqdashëse që synojnë vendet e aleancës
Irani: Do të përdorim të gjitha kapacitetet kundër bllokadës detare dhe sanksioneve amerikane
Belgjika përballet me ndërprerje të mëdha të transportit ndërsa sindikatat organizojnë protesta
Plagosen tre punonjës të OKB-së në sulmin me dron të RSF-së në Sudan
Kina dënon me vdekje një zyrtar qeveritar për zbulimin e sekreteve shtetërore
Ukrainë, 11 persona humbën jetën nga sulmi rus në një ndërtesë në rajonin e Kievit
Zjarr në një spital në Gjermani, plagosen 15 persona
Libia kundërshton përdorimin e territorit dhe ujërave të saj në konfliktet e huaja
Egjipti dënon sulmin ndaj portit të Bengazit dhe bën thirrje për respekt të sovranitetit të Libisë
Izraeli dhe ShBA-ja dakord për plane të përbashkëta për një përshkallëzim të mundshëm kundër Iranit
Një ushtar sirian i vrarë dhe dy të plagosur gjatë një operacioni çminimi në Sirinë lindore
Eisenkot i quan “terrorizëm hebraik” sulmet e kolonëve në Bregun Perëndimor