| Albanian
BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Izrael, Komandanti i Forcave Tokësore ushtarake jep dorëheqjen nga detyra
Gjeneralmajori Tamir Yadai, komandanti i Forcave Tokësore me detyrë në ushtrinë izraelite prej 3 vitesh, ka dhënë dorëheqjen për arsye personale, raportoi gazeta "The Times of Israel”.
Izrael, Komandanti i Forcave Tokësore ushtarake jep dorëheqjen nga detyra
Izrael, Komandanti i Forcave Tokësore ushtarake jep dorëheqjen nga detyra / Photo: AA / AA

Komandanti i Forcave Tokësore të ushtrisë izraelite, gjeneralmajori Tamir Yadai, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij të cilën e ka ushtruar prej 3 vitesh.

Gazeta "The Times of Israel" raportoi se gjeneralmajori Tamir Yadai, komandanti i Forcave Tokësore me detyrë në ushtrinë izraelite prej 3 vitesh, ka dhënë dorëheqjen për arsye personale.

Sipas gazetës në fjalë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Herzi Halevi dhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant kanë miratuar kërkesën për dorëheqjen e gjeneralmajorit.

Gjeneralmajori Yadai pas miratimit të kërkesës për dorëheqje do të qëndrojë si komandant i Forcave Tokësore deri në zëvendësimin e tij, por do të jetë me leje.

BURIMI:AA