| Albanian
SPORT
2 MINUTA LEXIMI
Asllani: Të harrojmë fitoren kundër Ukrainës, të fokusohemi te Gjeorgjia
"Gjeorgjia është një ekip i madh dhe po rritet. Ne u përgatitëm mirë, duhet të harrojmë ndeshjen kundër Ukrainës dhe të shohim përpara. Objektivi ynë është të mbledhim sa më shumë pikë. Kemi një grup të fortë, e dimë se çfarë synojmë”, tha Asllani.
Asllani: Të harrojmë fitoren kundër Ukrainës, të fokusohemi te Gjeorgjia
Asllani: Të harrojmë fitoren kundër Ukrainës, të fokusohemi te Gjeorgjia. / Others

Në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve të Shqipërisë kundër Gjeorgjisë së Kvicha Kvaratskhelia, Kristjan Asllani foli në konferencën për shtyp Kush e prezantoi kështu kundërshtarin e mbrëmjes.

Ai ka thënë se fitorja ndaj Ukrainës duhet harruar dhe fokusi të jetë te Gjerogjia pasi ata janë ekip në rritje.

"Gjeorgjia është një ekip i madh dhe po rritet. Ne u përgatitëm mirë, duhet të harrojmë ndeshjen kundër Ukrainës dhe të shohim përpara. Objektivi ynë është të mbledhim sa më shumë pikë. Kemi një grup të fortë, e dimë se çfarë synojmë”, tha Asllani.

Por, a do ta vlerësojë trajneri i Interit Simone Inzaghi pozicionin në të cilin luan Asllani në kombëtare, ishte një nga pyetjet gjatë konferencës për shtyp të cilës Asllani iu përgjigj kështu: "Nuk e di, mendoj se është normale që trajneri të shikojë ndeshjet e mia. Marcelo Brozovic luajti në Inter dhe unë e luajta atë rol. Vetëm këtu jam më i lirë. Kur luaj afër golit është më e lehtë për mua, por nuk kam shënuar shumë gola”, tha në fund ai.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë