| Albanian
BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Ben-Gvir kërcënon të tërhiqet nga qeveria nëse ka armëpushim me Hezbollahun
Reagimi ka ardhur pasi ShBA-ja dhe BE-ja i bënë thirrje Izraelit dhe Hezbollahut të bien dakord për një armëpushim të përkohshëm në mes të luftës ndërkufitare.
Ben-Gvir kërcënon të tërhiqet nga qeveria nëse ka armëpushim me Hezbollahun
Ben-Gvir kërcënon të tërhiqet nga qeveria nëse ka armëpushim me Hezbollahun / Photo: AA / AA

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir kërcënoi të enjten se do të tërhiqej nga koalicioni qeverisës i kryeministrit Benjamin Netanyahu nëse ai bie dakord për një armëpushim me Hezbollahun në Liban.

ShBA-j, BE-ja dhe nëntë vende të tjera i bënë thirrje Izraelit dhe Hezbollahut të mërkurën vonë të bien dakord për një armëpushim 21-ditor në mes të një përshkallëzimi në luftën e tyre ndërkufitare.

Ben-Gvir i tha Netanyahut se Partia e tij Otzma Yehudit (Fuqia Hebraike) "nuk do të votojë me koalicionin nëse qeveria bie dakord për një armëpushim të përkohshëm me Hezbollahun", raportoi e përditshmja izraelite Haaretz.

Ministri ekstremist kërcënoi gjithashtu gjatë një takimi të partisë "do të largohej nga qeveria nëse armëpushimi ishte i përhershëm".

"Ne nuk do t'i braktisim banorët e veriut. Çdo ditë që ky armëpushim është në fuqi dhe Izraeli nuk lufton në veri - Otzma Yehudit nuk është i përkushtuar ndaj koalicionit," tha Ben-Gvir.

Izraeli ka goditur Libanin që nga mëngjesi i së hënës, duke vrarë më shumë se 650 njerëz dhe duke plagosur mbi 2.500 të tjerë, sipas shifrave të publikuara nga Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Hezbollahu dhe Izraeli janë përfshirë në përleshje ndërkufitare që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza, e cila ka vrarë më shumë se 41.500 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetorin e kaluar.

Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar kundër sulmeve në Liban, pasi ato ngrenë spektrin e përhapjes së konfliktit të Gazës në rajon.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Eksploro
Reperi amerikan Macklemore: 9 arena të mëdha refuzuan koncertet në mbështetje të Palestinës
Zelenskyy: “Marrëveshja e madhe” e përmendur nga Trump mund të jetë “e rrezikshme”
Trump thotë se ShBA-ja "po bisedon me Iranin"
Konferenca ndërqeveritare në Bruksel: Mali i Zi mbyll dy kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit
Mbi 6.000 trupa të NATO-s do të marrin pjesë në stërvitjet e udhëhequra nga Gjermania në Lituani
Paralajmërohen protesta në mbarë Evropën kundër zgjerimit të qendrave të të dhënave për IA-në
A mund ta riformësojë marrëdhënien ShBA-Izrael kritika dypartiake në rritje ndaj Izraelit?
Spanja i jep Ukrainës paketë të re ndihme ushtarake prej 437 milionë eurosh
Kulla Eifel mbyllet për vizitorët për shkak të grevës mbarëkombëtare në Francë
Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare Alan Jones, kampioni i fundit australian i botës në Formula 1
Aleati i Netanyahut, partia "Judaizmi i Bashkuar i Torës" refuzon ta rekomandojë për kryeministër
Zelenskyy: Fitorja e demokratëve në ShBA do të sjellë mbështetje të mëtejshme për Ukrainën
Presidenti izraelit rifillon konsultimet me partitë për përzgjedhjen e kryeministrit të ardhshëm
Të paktën 50 balena ngecin në bregdetin e Zelandës së Re, disa nuk mbijetuan
Kreu i opozitës izraelite: Netanyahu është bërë "toksik" për ligjvënësit amerikanë
ShBA, lideri i Demokratëve Jeffries shpall kandidaturën për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve
Netanyahu pretendon se ka "dyshime serioze" për ndërhyrje të huaj në zgjedhjet në Izrael
Kreu i partisë gjermane "Votuesit e Lirë" gjendet i vdekur në një hotel në Berlin
Nafta Brent bie me mbi 3 për qind drejt nivelit prej 100 dollarësh për fuçi
Kallas: Takimi i nivelit të lartë Kosovë-Serbi duhet ta presë formimin e Qeverisë së re në Beograd