| Albanian
BOTA
3 minuta leximi
Gjermania dhe Austria i ndalojnë hyrjen udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik
Në një komunikatë zyrtare thuhet se Austria dhe Gjermania do të ndërmarrin hapa vendimtarë kundër politikanëve përgjegjës për entitetin Republika Sërpska.
00:00
Gjermania dhe Austria i ndalojnë hyrjen udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik
Gjermania dhe Austria i ndalojnë hyrjen udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik / AA
 

Gjermania dhe Austria i kanë ndaluar hyrjen Milorad Dodikut, presidentit të Republikës Sërpska (RS), së bashku me dy politikanë të tjerë nga entiteti serb i Bosnjë dhe Hercegovinës.

Në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane, thuhet se ministrja e Jashtme austriake Beate Meinl-Reisinger dhe ministrja gjermane e Shtetit përgjegjëse për Evropën dhe Klimën, Anna Lührmann, kanë diskutuar në Sarajevë situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Siç njoftohet, gjatë takimit është diskutuar kriza kushtetuese e shkaktuar nga veprimet separatiste të administratës së Republikës Sërpska.

Në komunikatë thuhet se Meinl-Reisinger dhe Lührmann janë pajtuar se është urgjente që të ndërmerren hapa kundër autorëve të krizës kushtetuese dhe se këtë ia kanë përcjellë edhe kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Kristo.

Deklarata njofton se Austria dhe Gjermania do të ndërmarrin hapa vendimtarë kundër politikanëve përgjegjës për entitetin Republika Sërpska, në koordinim të ngushtë me partnerët e tjerë evropianë, dhe se janë marrë masa për të ndaluar hyrjen e tre politikanëve të RS-së në Austri dhe Gjermani në të ardhmen.

Ministrja Meinl-Reisinger ka deklaruar se Dodik i ka çuar në një nivel të ri provokimet dhe veprimet e tij separatiste dhe i ka kaluar qartë vijat e kuqe ligjore, duke shtuar se Dodik po kërcënon kështu sigurinë, stabilitetin, rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Ballkanit Perëndimor.

Meinl-Reisinger ka thënë se nuk mund ta pranojnë më një sjellje të tillë.

Duke theksuar se e ardhmja e Bosnjë dhe Hercegovinës qëndron në Bashkimin Evropian (BE), Meinl-Reisinger ka vënë në dukje se duan të sigurojnë të gjitha forcat proevropiane se do të vazhdojnë t’i mbështesin në mënyrë aktive në përpjekjet e vendit për të arritur anëtarësimin në BE.

Ndërkaq, ministrja gjermane Lührmann ka deklaruar gjithashtu se ata që janë përgjegjës për sulmet ndaj rendit kushtetues të Bosnjë dhe Hercegovinës rrezikojnë paqen, sigurinë në rajon dhe të ardhmen e vendit në BE, duke shtuar se “Për këtë arsye, masat tona janë të drejtuara pikërisht ndaj këtyre njerëzve”.

Duke u bërë thirrje të gjithë përgjegjësve në vend që të kthehen në rrugën e reformave të BE-së dhe të ndërmarrin hapat e ardhshëm në këtë rrugë, Lührmann ka thënë: “Bosnjë dhe Hercegovina i përket BE-së dhe Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Bosnjë dhe Hercegovinës”.

Ndërkohë, sipas transmetuesit publik austriak ORF, Meinl-Reisinger ka thënë në Sarajevë se “presidentit separatist prorus të RS-së Dodik dhe dy politikanëve të tjerë të RS-së do t’u ndalohet hyrja në Gjermani dhe Austri”.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Katari: Lindja e Mesme nuk mund të përballojë një tjetër përshkallëzim ShBA-Iran
Kina kundërshton uzurpimin e tokave dhe veprimet që cenojnë palestinezët
Autobusi përplaset me kamionin në Emiratet e Bashkuara Arabe, 11 të vdekur
OKB-ja: Sulmet në rritje ndaj transportit detar në Detin e Zi shtojnë pasigurinë ushqimore globale
Japonia ndalon prokurorët të përdorin IA-në për të dhënat hetimore
Azerbajxhani: Kushtetuta e re e Armenisë mund t’i hapë rrugë marrëveshjes së paqes
Sulm kibernetik ndaj Akademisë së BE-së, preken të dhënat personale
Grupi terrorist PKK liron 14 strehimore të tjera në rajonin Hakurk në veri të Irakut
Shefi i NATO-s paralajmëron për shtimin e aktiviteteve keqdashëse që synojnë vendet e aleancës
Irani: Do të përdorim të gjitha kapacitetet kundër bllokadës detare dhe sanksioneve amerikane
Belgjika përballet me ndërprerje të mëdha të transportit ndërsa sindikatat organizojnë protesta
Plagosen tre punonjës të OKB-së në sulmin me dron të RSF-së në Sudan
Kina dënon me vdekje një zyrtar qeveritar për zbulimin e sekreteve shtetërore
Ukrainë, 11 persona humbën jetën nga sulmi rus në një ndërtesë në rajonin e Kievit
Zjarr në një spital në Gjermani, plagosen 15 persona
Libia kundërshton përdorimin e territorit dhe ujërave të saj në konfliktet e huaja
Egjipti dënon sulmin ndaj portit të Bengazit dhe bën thirrje për respekt të sovranitetit të Libisë
Izraeli dhe ShBA-ja dakord për plane të përbashkëta për një përshkallëzim të mundshëm kundër Iranit
Një ushtar sirian i vrarë dhe dy të plagosur gjatë një operacioni çminimi në Sirinë lindore
Eisenkot i quan “terrorizëm hebraik” sulmet e kolonëve në Bregun Perëndimor