| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Betlehem, palestinezët në grevë kundër sulmeve izraelite
Izraeli rifilloi sulmet e tij në Rripin e Gazës më 18 mars, duke prishur armëpushimin dymujor që filloi në janar.
00:00
Betlehem, palestinezët në grevë kundër sulmeve izraelite
General strike condemning Israeli bombardment on Gaza, in Jerusalem's Old City / Reuters

Palestinezët në qytetin e Betlehemit, që ndodhet në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, filluan një grevë për të protestuar kundër sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Në Betlehem, ku tregtarët mbyllën qepenat, rrugët janë zbrazur për shkak të grevës.

Izraeli rifilloi sulmet e tij në Rripin e Gazës më 18 mars, duke prishur armëpushimin dymujor që filloi në janar.

Në sulmet brutale izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023, janë vrarë rreth 50.700 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë ndërsa mbi 115 mijë të tjerë janë plagosur.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​urdhër-arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me akuzën për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë