RAJONI
1 minuta leximi
Kurti: Pasaporta e Kosovës më e fuqishme se kurrë më parë
Kurti tha se e arritura është mjaft e madhe krahasuar me vitin 2021, kur Kosova ishte në vendin e 108-të.
Kurti: Pasaporta e Kosovës më e fuqishme se kurrë më parë
Kurti: Pasaporta e Kosovës më e fuqishme se kurrë më parë / AA
një ditë më parë

Pasaporta kosovare ka arritur në vlerësimin më të mirë historik në Indeksin e Pasaportave “Henley”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur se raporti i fundit i “Henley” radhiti Kosovën në vendin e 65-të, ndryshe nga vendi 68-të gjatë vitit të kaluar.

“Përveçse është rezultati më i mirë ndonjëherë në këtë indeks vjetor dhe dëshmi e forcimit të shtetësisë sonë, rankimi është tregues edhe i angazhimit tonë si qeveri në këtë mandat: nga liberalizimi i vizave me zonën Shengen e deri te puna intensive diplomatike me shumë shtete anekënd botës për të mundësuar lëvizjen e lirë”, shkroi Kurti.

Kurti tha se e arritura është mjaft e madhe krahasuar me vitin 2021, kur Kosova ishte në vendin e 108-të.

“Me pasaportën tonë e cila po bëhet më e njohur ndërkombëtarisht, përfaqësohemi dinjitetshëm, udhëtojmë në më shumë vende pa viza dhe fuqizojmë republikën tonë”, shtoi Kurti.

Liberalizimi i vizave për Kosovën hyri në fuqi më 1 janar 2024. Që nga ajo datë, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në të gjitha vendet e Zonës Shengen, për qëndrime deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore.