| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kryeparlamentari Peleshi vazhdon vizitën në Itali: Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt BE-së
Në një njoftim nga Kuvendi i Shqipërisë, thuhet se gjatë takimit Peleshi- La Russa u riafirmuan "lidhjet e fuqishme historike dhe aktuale miqësore mes dy popujve", të cilat theksohet se përbëjnë bazën e bashkëpunimit mes vendeve.
Kryeparlamentari Peleshi vazhdon vizitën në Itali: Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt BE-së
Kryeparlamentari Peleshi vazhdon vizitën në Itali: Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt BE-së / AA
15 Janar 2026

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, vazhdon vizitën zyrtare në Itali, ndërkohë është pritur nga Presidenti i Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa.

Në një njoftim nga Kuvendi i Shqipërisë, thuhet se gjatë takimit Peleshi- La Russa u riafirmuan "lidhjet e fuqishme historike dhe aktuale miqësore mes dy popujve", të cilat theksohet se përbëjnë bazën e bashkëpunimit të sotëm mes parlamenteve, qeverive dhe institucioneve të të dy vendeve.

"Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shprehu mirënjohjen e shqiptarëve për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në zhvillimin, demokratizimin dhe progresin e Shqipërisë, duke theksuar se vendi ynë ka zgjedhur një destinacion të vetëm strategjik për të ardhmen, familjen evropiane. Ai nënvizoi se Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt Bashkimi Europian, duke vlerësuar mbështetjen e fuqishme të Italisë dhe lobimin e saj me vendet e tjera anëtare të BE-së", thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, si dhe potencialet e reja për zgjerim në sektorë si teknologjia e informacionit dhe inteligjenca artificiale.

Peleshi theksoi nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Senatit Italian, duke vlerësuar gjithashtu sipas njoftimit qasjen dhe kontributin e Italisë për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

"Presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, rikonfirmoi mbështetjen e Italisë për avancimin e shpejtë dhe anëtarësimin sa më parë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai theksoi se dy vendet janë aleate të ngushta në NATO dhe vlerësoi politikën e jashtme dhe të sigurisë së Shqipërisë, në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe paqes", thekson njoftimi.

Gjithahstu thuhet se Peleshi ftoi Presidentin e Senatit të Italisë, Ignazio La Russa, për një vizitë zyrtare në Shqipëri.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
MPJD-ja kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të Mitehat Llozhanit në Serbi
Kryeparlamentari Gashi vazhdon vizitën në ShBA, në fokus "rajoni dhe partneriteti transatlantik"
Komisari i BE-së Çështjet e Brendshme dhe Migracionin në Shqipëri, takon ministren Koçiu
Tri vjet nga “katastrofa e shekullit”: Ballkani u solidarizua me Türkiyen
Presidenti i Serbisë paralajmëron vizitë në Türkiye
Spiropali: Zgjerimi i BE-së duhet të funksionojë si një instrument sigurie
Nisin lojërat Olimpike Dimërore në Milano, Shqipëria përfaqësohet me katër, Kosova me dy skiatorë
Peleshi: Shqipëria është aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor
Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e Presidentit Mohamed bin Zayed dhe Emirateve
Vijon masa e ndalimit të qarkullimit të monopatinave në Shqipëri
Arrestohet në Serbi shtetasi kosovar
Presidentja Osmani takon në Dubai kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy
Kosovë, pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it mbajnë ushtrim të përbashkët
Shqipëri, shënohet Dita Botërore e Zgjedhjeve
Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të gatshme për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit
Kroacia vendos mësimin e detyrueshëm të gjuhës për punëtorët e huaj
Papa Leoni takohet me kryeministrin Rama
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut diskuton thellimin e partneritetit strategjik me ShBA-në
Agim Ademi rizgjidhet president i Federatës së Futbollit në Kosovë edhe për një mandat
Shqipëria vendos heqjen e masave për ndalimin e platformës TikTok