| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Inteligjenca ukrainase: Koreja e Veriut pezullon dërgesat e raketave balistike në Rusi
"Vendimi vjen pas një përçarjeje diplomatike midis Moskës dhe Phenianit të shkaktuar nga komentet e zëvendësministrit rus të Jashtëm Andrey Rudenko në tetor", tha inteligjenca ukrainase.
Inteligjenca ukrainase: Koreja e Veriut pezullon dërgesat e raketave balistike në Rusi
Inteligjenca ukrainase: Koreja e Veriut pezullon dërgesat e raketave balistike në Rusi/ AA / َAA
 

Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) pretendoi sot se Koreja e Veriut ka pezulluar furnizimet me raketa balistike dhe municione artilerie për Rusinë si dhe ka ndaluar avionët e transportit ushtarak rus të përdorin hapësirën e saj ajrore.

"Vendimi vjen pas një përçarjeje diplomatike midis Moskës dhe Phenianit të shkaktuar nga komentet e zëvendësministrit rus të Jashtëm Andrey Rudenko në tetor, kur ai tha se Rusia do të punonte për të de-përshkallëzuar tensionet midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, duke shkaktuar reagim të zemëruar nga Pheniani", tha HUR.

Më vonë atë muaj, ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son Hui tha se komentet nuk ishin në përputhje me natyrën e aleancës midis dy vendeve dhe kërkoi sqarim të politikës së Moskës ndaj Seulit. Choe njoftoi pezullim të përkohshëm të ndihmës ushtarake për Rusinë, tha HUR.

Sipas inteligjencës ukrainase, vendimi është marrë personalisht nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Kufizimet thuhet se përfshijnë ndalimin e dërgesave të raketave balistike "KN-23" dhe një grumbull të ri municionesh artilerie si dhe ndalimin e avionëve të transportit ushtarak rus që përdorin hapësirën ajrore të Koresë së Veriut.

Pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.