| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Bashkim Jashari nderohet me medaljen "Nderi i Forcave të Armatosura" në Shqipëri
Ndarja e kësaj medalje u bë në shenjë në shenjë vlerësimi të lartë për kontributin e jashtëzakonshëm të Bashkim Jasharit dhe forcimin e bashkëpunimit vëllazëror mes dy forcave.
Bashkim Jashari nderohet me medaljen "Nderi i Forcave të Armatosura" në Shqipëri
Bashkim Jashari nderohet me medaljen "Nderi i Forcave të Armatosura" në Shqipëri/ AA / َAA
 

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, u dekorua me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” gjatë një takimi në Tiranë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSh), gjenerallejtënant Arben Kingji.

FSK-ja njofton se në fokus të takimit mes dy gjeneralëve ishte diskutimi mbi situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe më gjerë si dhe avansimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ndarja e kësaj medalje u bë në shenjë në shenjë vlerësimi të lartë për kontributin e jashtëzakonshëm të Jasharit dhe forcimin e bashkëpunimit vëllazëror mes dy forcave.

Me këtë rast u tha se bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe FARSh-it vazhdon të thellohet me qëllim të adresimit të sfidave të përbashkëta të sigurisë në rajon dhe më gjerë.