| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Një avion mallrash i FedEx-it del nga pista, pezullohen fluturimet drejt Miamit
Avioni i mallrave MD-11 i FedEx raportohet se doli nga pista, duke shkaktuar ndalimin e përkohshëm të fluturimeve.
Një avion mallrash i FedEx-it del nga pista, pezullohen fluturimet drejt Miamit
Një avion mallrash i FedEx-it del nga pista, pezullohen fluturimet drejt Miamit/ AA / َAA
 

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në mbrëmje urdhëroi ndalimin e përkohshëm të fluturimeve drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Miamit, pasi u raportua se një avion i bllokuar ndodhej në pistë.

Raportet paraprake treguan se një avion mallrash McDonnell Douglas MD-11 i kompanisë FedEx kishte dalë nga pista, duke shkaktuar ndalimin e përkohshëm të trafikut ajror hyrës.

Sipas mediave lokale, nuk është raportuar për persona të lënduar.

FAA-ja njoftoi se fluturimet drejt aeroportit u pezulluan duke filluar nga ora 20:16 ndërsa kufizimi fillimisht ishte planifikuar të mbetej në fuqi të paktën deri në orën 21:45, sipas kohës lokale.