| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye dënon fuqishëm sulmin e Huthive ndaj qendrës financiare në Riad
Ministria përsëriti thirrjen për ndërprerjen e menjëhershme të veprimeve që shënjestrojnë objektet civile dhe kërcënojnë paqen dhe sigurinë rajonale.
Türkiye dënon fuqishëm sulmin e Huthive ndaj qendrës financiare në Riad
Türkiye dënon fuqishëm sulmin e Huthive ndaj qendrës financiare në Riad / TRT Balkan AL
 

Türkiye dënoi fuqishëm sulmin e kryer nga grupi jemenas Huthi ndaj Qendrës Financiare “Mbreti Abdullah” në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad. 

“Dënojmë në termat më të ashpër sulmin e kryer dje (të martën) nga Huthit ndaj Qendrës Financiare ‘Mbreti Abdullah’ në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë të publikuar në faqen e saj zyrtare.

Ministria përsëriti thirrjen për ndërprerjen e menjëhershme të veprimeve që shënjestrojnë objektet civile dhe kërcënojnë paqen dhe sigurinë rajonale.

“Theksojmë se qëndrojmë në solidaritet të plotë me Arabinë Saudite përballë sulmeve të vazhdueshme të Huthive dhe rikonfirmojmë mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi”, thuhet më tej në deklaratë.

Sulmet ndaj Arabisë Saudite

Kriza në Jemen u thellua pasi Huthit, të mbështetur nga Irani, morën kontrollin e kryeqytetit Sana dhe të disa zonave të tjera në shtator të vitit 2014.

Në përgjigje, një koalicion arab i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi të mbështeste qeverinë e Jemenit të njohur ndërkombëtarisht në mars të vitit 2015.

Armëpushimi që hyri në fuqi në prill të vitit 2022 solli një periudhë relativisht të qetë në vend, por përleshjet e rifilluara që nga korriku kanë ndryshuar balancën e kontrollit në terren.

Huthit kanë shtuar sulmet ndaj zonave të Jemenit që kontrollohen nga qeveria dhe kanë shënjestruar gjithashtu Arabinë Saudite me raketa balistike dhe dronë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë