| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Maqedonia e Veriut përfundon e para në rajon negociatat teknike për heqjen e roamingut me BE-në
"Zbatimi i sistemit do t’u mundësojë qytetarëve të vendit që gjatë qëndrimit në vendet anëtare të BE-së të kryejnë telefonata, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internetin mobil sipas kushteve të tarifave vendore", tha ministri Andonovski.
Maqedonia e Veriut përfundon e para në rajon negociatat teknike për heqjen e roamingut me BE-në
Maqedonia e Veriut përfundon e para në rajon negociatat teknike për heqjen e roamingut me BE-në /AA / َAA
 

Ministri i Transformimit Digjital të Maqedonisë së Veriut, Stefan Andonovski, ka bërë të ditur se vendi i tij është i pari në Ballkanin Perëndimor që ka përfunduar dialogun teknik me Komisionin Evropian për t’iu bashkuar sistemit evropian “Roaming si në shtëpi”.

Ministri Andonovski e njoftoi këtë në konferencën “Industria dhe mjedisi: fitimi nuk është qëllimi i vetëm”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut. Ai tha se me shkëmbimin e fundit midis ekipeve negociuese të Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian janë harmonizuar të gjitha çështjet e hapura lidhur me tekstin e marrëveshjes.

“Me Komisionin Evropian harmonizuam tekstin e marrëveshjes dhe si vendi i parë në rajon, përfunduam fazën teknike. Tani jemi një hap më afër që qytetarët ta ndiejnë këtë përfitim gjatë çdo udhëtimi në BE”, tha Andonovski.

Ai theksoi se zbatimi i sistemit do t’u mundësojë qytetarëve të vendit që gjatë qëndrimit në vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) të kryejnë telefonata, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internetin mobil sipas kushteve të tarifave vendore, pa kosto shtesë për roaming.

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje në Bruksel, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se vendi i tij e ka përfunduar e para në rajon pjesën teknike të procesit dhe shprehu pritshmërinë që qytetarët e vendit së shpejti të mund t’i përdorin shërbimet mobile në vendet anëtare të BE-së sipas tarifave vendore, pa kosto shtesë për roaming.