| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye planifikon mbi 60 misione në Hënë në dekadën e ardhshme
Programi hënor i Türkiyes përfshin zhvillimin e produkteve të teknologjisë së lartë për matjen e rrezatimit, imazherinë e sipërfaqes së Hënës dhe hetimin e origjinës së ujit në sipërfaqen hënore.
00:00
Türkiye planifikon mbi 60 misione në Hënë në dekadën e ardhshme
Türkiye planifikon mbi 60 misione në Hënë në dekadën e ardhshme / AA

Programi hënor i Türkiyes përfshin zhvillimin e një sërë teknologjish, si teleskop hënor, radiometër me fushë të ngushtë, dozimetra rrezatimi, kalorimetra dhe kamera me rezolucion të lartë për vrojtimin dhe imazherinë e sipërfaqes së Hënës.

Qëllimet e programit përfshijnë përcaktimin e origjinës së ujit në sipërfaqen hënore, studimin e strukturës së magnetosferave, analizimin e shpërndarjes së temperaturës në sipërfaqen e Hënës dhe vlerësimin e niveleve të rrezatimit si në Hënë ashtu edhe në orbitën e Tokës.

Përmes Programit Kombëtar Hapësinor, Türkiye po pozicionon veten për të kontribuar në ekonominë hapësinore dhe hënore globale, e cila po zgjerohet me shpejtësi.

Tre fusha kryesore e formësojnë ekonominë hënore: Transporti drejt Hënës, mbledhja e të dhënave nga sateliti i Tokës dhe vlerësimi i burimeve.

Türkiye ka kapacitete dhe një ekosistem të brendshëm që mund të kontribuojë në këto fusha.

Për ta arritur këtë synim, përfshihen shumë industri përtej sektorit hapësinor. Sektoret si ai automobilistik, ndërtimi, robotika, komunikimi, miniera, kujdesi shëndetësor dhe transporti luajnë gjithashtu një rol të madh në ekonominë hënore.

Ekonomia hënore në rritje të vazhdueshme

Tregu i transportit drejt Hënës pritet të arrijë vlerën 79 miliardë dollarë deri në vitin 2040. Ky treg përfshin zhvillimin e sistemeve të lëshimit, transportit orbital, dhe sistemeve të uljes në sipërfaqe, si dhe mbështetjen operative dhe përpunimin e të dhënave të misioneve.

Komponentët kryesorë të këtij tregu përfshijnë: Satelitë, pajisje ulëse, automjete për eksplorim në sipërfaqe, sisteme uljeje dhe navigimi, operacionet e anijeve kozmike, komunikimin, transferimin e të dhënave dhe përpunimin e të dhënave të misioneve.

Tregu për gjenerimin e të dhënave hënore, që mbulon prodhimin, transportin, eksplorimin në distancë dhe në terren, parapërpunimin, ruajtjen, transmetimin dhe analizën e të dhënave, pritet të arrijë 8,3 miliardë dollarë deri në vitin 2040.

Për më tepër, eksplorimi, nxjerrja, transporti, rafinimi, prodhimi dhe furnizimi me burime hënore vlerësohet të arrijë një madhësi tregu prej 64 miliardë dollarësh deri në vitin 2040.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë