Në Shqipëri ka filluar Forumi i 12-të i Rrjetit të Autoriteteve Rregullatore të Detit të Zi (BRAF).
Pjesë e aktivitetit që do të vazhdojë edhe nesër janë edhe përfaqësues nga Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit të Türkiyes (RTÜK).
Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve anëtare të BRAF-it dhe përfaqësuesve të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC), tema e këtij forumi është "Gjuha e urrejtjes në median audiovizive dhe platformat online dhe e drejta për informim".
Aktiviteti është organizuar nën kujdesin e Autoritetit të Mediave Audiovizive të Shqipërisë (AMA) në qytetin e Vlorës.
"Gjuha e urrejtjes është një nga fenomenet shqetësuese që vihet re, kryesisht në platformat online, lufta ndaj të cilës është prioritet për çdo rregullator. Në këtë drejtim edhe ne në AMA kemi hedhur hapa të rëndësishëm, të reflektuar në ndryshime dhe përshtatje të ligjit tonë organik me direktivat dhe aktet evropiane, duke ruajtur të pacenuar dhe si të shenjtë, lirinë e fjalës dhe të drejtën për informim", thuhet në një njoftim nga AMA.
AMA thekson se një shtyllë e rëndësishme për punën e këtij institucioni është edhe Edukimi Mediatik i Publikut, "si investimi më i mirë afatgjatë".
Në kuadër të forumit, kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive të Shqipërisë, Armela Krasniqi, ka realizuar disa takime me delegacionet pjesëmarrëse.