RAJONI
1 minuta leximi
Shqiptarët, ndër popujt më pro-NATO në Evropë: 91 për qind mbështesin anëtarësinë në Aleancë
Sondazhi tregon gjithashtu se shqiptarët janë ndër më të gatshmit për të mbrojtur aleatët e NATO-s: 67 për qind mbështesin parimin e mbrojtjes kolektive.
Shqiptarët, ndër popujt më pro-NATO në Evropë: 91 për qind mbështesin anëtarësinë në Aleancë
Shqiptarët, ndër popujt më pro-NATO në Evropë: 91 për qind mbështesin anëtarësinë në Aleancë / ATSh
14 orë më parë

Qytetarët shqiptarë mbeten ndër mbështetësit më të fortë të NATO-s. Sipas sondazhit të fundit të Aleancës për vitin 2025, 91 për qind e shqiptarëve do të votonin për të qëndruar në NATO, shumë mbi mesataren e vendeve anëtare që është 68 për qind. Për më tepër, 63 për qind e konsiderojnë NATO-n thelbësore për sigurinë e ardhshme të vendit, ndërsa 78 për qind besojnë se anëtarësimi e bën më të pamundur një sulm të huaj ndaj Shqipërisë.

Sondazhi tregon gjithashtu se shqiptarët janë ndër më të gatshmit për të mbrojtur aleatët e NATO-s: 67 për qind mbështesin parimin e mbrojtjes kolektive. Po ashtu, 69 për qind kërkojnë rritjen e shpenzimeve për mbrojtje dhe 73 për qind e qytetarëve duan rritjen e prodhimit kombëtar të mbrojtjes, shifra shumë më të larta se mesatarja e Aleancës.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë