Dy shtetas italianë e kanë humbur jetën pasi dronët iranianë që po shkonin drejt një objekti strategjik në Kuvajt u kapën nga mbrojtja ajrore, njoftoi sot agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Të dy ishin teknikë që punonin për kompaninë gjermane të mbrojtjes "Rheinmetall".
TË REKOMANDUARA
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Kuvajtit, kolonel Saud Abdulaziz Al-Otayan konfirmoi se të dy italianët kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Ministria shprehu ngushëllime për familjet e tyre dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve të tjerë.
Më herët, zëdhënësi kishte thënë se dy italianë, një kuvajtian dhe një shtetas pakistanez ishin plagosur dhe ishin dërguar në spital.















